Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozi, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje në Nanterë. Lajmi është konfirmuar nga version online i të përditshmes franceze “Le Monde”.
Ndalimi i tij u bë në kuadër të hetimeve për financime të paligjshme nga Libia për fushatën elektorale të vitit 2007.
Kjo është hera e parë që Sarkozi merret në pyetje që pas nisjes së hetimeve në 2013-n. Ndalimi i tij në paraburgim mund të zgjasë 48 orë, dhe pas kësaj ish-presidenti mund të dalë para gjykatësit.
Në Maj të vitit 2012 uebsajti “Medapart” publikoi një dokument rreth financimeve, që vinin nga Libia e Gadafit për fushatën e Nicolas Sarkozy.
Diskutime rreth kësaj post