Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Maqellarë të Dibrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës, ndërsa burime theksojnë se është ekzkeutuar biznesmeni Elsi Kosiqi, rreth 32 vjeç, i cili kishte një hotel te ‘Lixhat’ së bashku me vëllezërit e tij.
Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 20.03.2018, rreth orës 01:30, është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç .
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post