Mjekësia ligjore në Itali sapo ka nxjerrë shkaqet e vdekjes së futbollistit Davide Astori në Itali.
Rezultatet paraprake të autopsisë kanë treguar se mbrojtësi i Fiorentinës Davide Astori humbi jetën për shkaqe natyrale: bradiaritmi.
Sipas autopsisë, zemra e italianit nisi të ngadalësojë rrahjet derisa pushoi funksionimin.
“Në bazë të provave të autopsisë kryer më datë 6 Mars 2018 në kufomën e Astori Davide Giacomo, në lidhje me shkakun e vdekjes, treguesi mund të konsiderohet për shkaqe kardiake”, citojnë rezultatin e autopsisë mediat italiane.
Diskutime rreth kësaj post