Pr/ligji për vettingun e policisë i cili u miratua dje në Kuvend edhe me votat e LSI-së tashmë është në dorë të presidentit Ilir Meta, i cili ka afat brenda 20 ditësh për tu shprehur.
Pas publikimit në fletore zyrtare, 15 ditë më pas ligji i vettingut hyn në fuqi. Më pas cdo punonJës policie ka afat 30 ditë për të dorëzuar dokumentet dhe brenda këtij afati kohor do të ngrihet dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik Përkatës.
Sipas zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj I cili bërë një prononcim për median, ‘Vlerësimi përfundimitar do të bëhet 24 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Procesi do të penalizojë ata që meritojnë të penalizohen dhe promovojë ata që do të promovohen. Nëse dikush do të dorëhiqet ka mundësi të bëjë brenda 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit”.
Diskutime rreth kësaj post