Në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, gazetari Çim Peka, ka reaguar ashpër karshi sjelljes së establishmentit politik dhe medias ndaj ambasadorëve dhe ndaj ambasadorit Amerikan në veçanti.
Gazetari Peka jo vetëm që ka kritikuar sjelljen e qeverisë, që sipas tij është dukshëm e varur nga ambasadori Lu, por edhe sjelljen e opozitës, e cila është e paaftë sipas tij, të reagojë ndaj ambasadorit.
Gjithashtu ai ka kritikuar edhe sjelljen e mediave ndaj këtij të fundit.
“Nuk është parë në asnjë vend që gazetarët të rendin si barbonë drekave e darkave me ambasadorë…dhe Lulzim Basha që është një super dele….” – është shprehur Çim Peka në studio.
Diskutime rreth kësaj post