Ndarja e Bora Zemanit dhe Vin Velit është komentuar gjatë në media kohët e fundit. Edhe pse çifti është përpjekur ta ruajë për vete jetën private, dyshimet se nuk janë më bashkë, fotot e fshira nga rrjetet sociale, por edhe aludimet për një tradhti të mundshme nuk janë shmangur dot përballë publikut.
Edhe pse të ftuar në disa intervista televizive, Bora dhe Vini kanë shpjeguar raportin që kanë me njëri-tjetrin pa përmendur arsyet e ndarjes, edhe këtë herë, i ftuar në “Një kat më lart”, Vini nuk i është shmangur kureshtjes së vazhdueshme.
Nisur edhe nga shkrimet e ditëve të fundit, Ermali e pyet Dj e njohur se çfarë e ka shqetësuar më shumë gjatë kësaj periudhe, pasi e bëri publik lajmin: “Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhtova Borën, siç është shkruar. Kam tradhtuar më parë, por jo Borën. Me sa duket, jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e followers-a”,- tha Vini.
Duke u ndalur sërish te ndarja, Vini tha se sikleti më i madh gjatë asaj periudhe ka qenë djali, Arbori. Për të nuk do të ishte aq e vështirë nëse ai nuk do ishte në mes. Ai sugjeron që nëse dashuria mbaron, askush të mos mbesë peng i raportit dhe fëmijës. Ndarja, në këto raste, sipas tij, është më mirë edhe për fëmijën.
Diskutime rreth kësaj post