Kryetari i Bashkisë Kukës ka shkakruar tre punonjës të muzeut Etnografik, pasi nuk kanë lejuar që ish kryeministri i Suedisë, zyrtar i lartë i BE-së Carl Bildt të hyjë në ambienetet e muzeut gjatë vizitës në këtë qytet.
Përmes një letre publike, Bashkia e Kukësit i kërkon falje publike Bildt për incidentin e ndodhur në datën 22 shukrt.
Deklarata e plotë:
“Kryetari i Bashkise Kukes z.Bashkim Shehu, ka analizuar problematiken e krijuar ne Muzeun Etnografik gjate vizites se ish kryeministrit te Suedise, diplomatit te larte sh.t.z Karl Bildt ne Kukes ne daten 22 shkurt 2018.
Kryetari i Bashkise,ne emrin e tij dhe te stafit,i kerkon ndjese publike ish Kryeministrit Bildt per mos patjen akses per te vizituar muzeun.
Ne kete kuader,Kryetari i Bashkise shkarkoi menjehere Keshilltarin per Kulture dhe Trashegimni, Drejtorin e Qendres Kulturore te Bashkise dhe Specialisten e Muzeut Etnografik.
Kryetari i Bashkise garanton permiresim te cilesise se sherbimit dhe funksionim te plote te Muzeut Etnografik dhe Kulles se Eksodit 99, per te gjithe vizitoret dhe qytetaret ne teresi.
Faleminderit per mirëkuptimin.”
Diskutime rreth kësaj post