Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar sot me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Sipas Berishës Balla është një nga njerëzit më të lidhur me trafikun e drogës.
Berisha i ka vënë Ballës një sërë mbiemrash, duke përfshirë epitetin Gjura dhe Hoxha.
“Për Taulant Ballën mund të përdorni kë mbiemër që doni: Taulant Gjura për shkak të lidhjeve të tij me trafikantin Gjura, mund të quhet Taulant Hoxha, kësaj here jo se këndonte këngë për fisin Hoxha, po për shkak se kishte lidhje shumë të forta me këtë fis.
Taulant Hoxha mund të quhet si e kishte emrin trajneri i klubit të Librazhdit, që e arrestuan te tre urat me shoferin e Taulant Gjurës, Taulant Hoxha, Taulant trajneri”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.
Diskutime rreth kësaj post