Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se biznesmeni i kompanisë “Arbër Garden” u largua nga Shqipëria vetëm një ditë para se të kapej sasia rekord 613 kg kokainë.
Sipas Bashës, kontenierët me drogë kanë ndenjur plot 9 ditë në portin e Durrësit.
Kliko per me shume info
“Kjo ditë e hënë na mbledh në këtë Kuvend pas ngjarjeve dramatike që kanë faktuar katërcirprisht që opozita dhe qytetarët e dinë dhe e kanë denoncuar. Në Shqipëri sundon një qeveri e lidhur me klanet e drogës. Një kryeministër i cili drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve i ka lidhjet me trafikun e kokainës dhe heroinës. Nisi me marijuanën po si kudo tjetër ku trafiku nuk luftohet trafiku u hap në trafikun e heroinës dhe kokainës. Laboratori i Xibrakës u finalizua me ndihmën e ndërkombëtarëve por shefat nuk u arrestuan. Ndërsa Rama rikuperoi dëmin me drogën e sotme në Shqipëri.
Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionerë të kokainës mundohen ti fshehin me çdo kusht dhe çdo çmim. Më 28 shkurt u arrestuan 2 shoferë të cilët u kapën me një kontejner me banane ku kishte Brenda 613 kg kokainë. Ky kontejner kishte qëndruar në Portin e Durrësit, plot 9 ditë, bashkë me dy kontejnerë të tjerë. Një kërkim I thjeshtë tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Ky pronar është shpallur në kërkim, është larguar më 27 shkurt, 24 ore para se droga e tij të kapej. 613 kg nuk janë të Arbrit. Është larguar para se të mbyllte edhe niptin dytësor të kompanisë ku do të depozitohej droga.
Një nga të arrestuarit në ‘facebook” shkruante se transportonte miell për partizanët. Po kush janë partizanët të cilëve do ti çohej droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë. A mund të ngrihej një operacion i tillë pa garanci politike,” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post