Gjykata caktoi masën e sigurise “arrest në burg” për tre grabitësit që sulmuan të premten një pikë të këmbimit valutor në Fier, duke terrorizuar banorët.
Siç shihet edhe nga pamjet njëri prej grabitësve, i pari që zbret nga makina e Policisë, qan para gjykatës së Fierit. Ai është Lulëzim Demiraj, personi që qëlloi mbi Agur Vrenozin dhe Gëzim Hoxhës.
Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gërdali akuzohen për grabitje me pasojë vrasjen.
Ata janë autorët e dyshuar të vrasjes së Agur Vrenozit, 53 vjeçarit që tentoi t’i ndalonte gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor. Në këtë përleshje me grabitësit u plagos dhe vetë pronari i biznesit Gëzim Hoxha.
Autorët e krimit u kapën nga policia pak pas grabitjes, jo shumë larg qytetit të Fierit. Agur Vrenozi humbi jetën një ditë pas ngjarjes, në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagës së rënde që kishte marrë në kokë./abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post