Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një pronocim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, është shprehur se sasia e madhe e kokainës së kapur në Durrës, tregon mjerimin ku është zhytur Shqipëria.
Lidhur me këtë çështje, Kryemadhi i ka bërë thirrrje kryeministrit Rama të distancohet nga krimi i organizuar.
“Përshëndes aksionin e policisë shqiptare për kapjen e 613 kokainë, por nuk kuptoj faktin që Rama këmbëngul se policia shqiptare këtë aksion e ka ndërmarrë vetëm. I bëj thirrje kryeministrit të distancohet dhe të largohet nga krimi i organizuar.
Ai ka mbetur një telekomandë në dorën e krimit. Kjo sasi e kokainës tregon fatkeqësinë dhe mjerimin ku është zhytur Shqipëria. Krimi i organizuar që ka shkatërruar qeverinë shqiptare po vjen në çdo shtëpi shqiptare.”
Diskutime rreth kësaj post