“Paralajmërim për përjashtim nga puna.”
Kjo është masa që ka marrë Këshilli Disiplinor i shkollës profesionale ‘Hysen Çela’ për mësuesen që nuk pranoi në mësim Anxhelo Gjokazaj, 16 vjeçari i cili mbeti i vdekur pas plagosjes me thikë nga Devi Lala. Ky i fundit nxënës i shkollës së mesme “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka therur me thikë Gjokazaj.
Mësuesja ka deklaruar se 16-vjeçari ka ardhur 12 minuta me vonesë dhe i ka kërkuar të vinte me prindërit.
“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. E di shumë mirë rregulloren, por nuk kisha si të lajmëroja prindërit”, mësohet të jetë shprehur mësuesja.
Ndërkohë gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin, Devi Lala.
Diskutime rreth kësaj post