Lojëra në Playstation dhe mesazhi i fundit në whatsupp rreth orës 23:34.
Në këtë mënyrë Davide Astori kaloi të shtunën e fundit të jetës së tij në hotelin në Udine ku ishte grumbulluar skuadra e Fiorentinës. Mbrojtësi që u gjet i vdekur në dhomë e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në shoqërinë e mikut dhe portierit të skuadrës Marco Sportiello i cili është i fundit që e ka parë të gjallë dhe ka dhënë dëshminë e tij.
Pas darkës kapiteni i Fiorentinës Davide Astori siç e kishte zakon shkoi për të pushuar në dhomën e portierit të skuadrës me një Ipad në dorë.
Në orën 23:00 janë ndarë dhe Astori ka shkuar në dhomën e tij ku qëndronte i vetëm dhe më pas në 23:34 ka shkëmbyer disa mesazhe me Sportiellon në whatsupp. Portieri i shkruan: “Ke harruar këpucët tek unë” ndërsa Astori i shkruan: “Faleminderit, këpucët nuk më duhen pasi i marr nesër në mëngjes”.
Një takim që të dielën në mëngjes për fat të keq nuk ndodhi kurrë.
Vdekja e 31- vjecarit është zbuluar rreth orës 9:30 ku ai ishte pa shenja jetë në krevat. Autopsia do përcaktojë shkaqet e vërteta po dyshohet një atak kardiak për shkaqe natyrore.
Megjithatë është e çuditshme pasi kontrollin e fundit të zemrës Astori e kishte bërë pak ditë më parë më 28 shkurt dhe gjithçka ishte Ok.
Diskutime rreth kësaj post