Kanë mbërritur në Gjykatë tre grabitësit e exchange-it në Fier të cilët gjatë grabitjes vranë me armë zjarri Agur Vrenozin i cili u përpoq të ndalonte grabitjen.
Zini Fyraj 37 vjeç nga Sevasteri vlorës, Lulëzim demiraj, 43 vjeç nga vajza e Vlorës dhe Dashamir Gergali 41 vjeç nga Zhupani i Fierit.
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë grabitje, vjedhje me pasojë vdekje dhe armëmbajtje pa leje. Autori që ka qëlluar është Lulëzom Demiraj.
Tre autorët e grabitjes në Fier do të njihen sot me masën e sigurisë.
Kujtojmë që gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor tre autorët plagosën pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi i cili ndërroi jetë më pas. Autorët u arrestuan në kohë rekord nga policia pas ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post