Pak dite me pare, Arbër Çeka, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua edhe sasia rekord prej 613 kg kokainë, deklaroi se eshte thjeshte biznesmen dhe nuk ka aq fuqi sa te trafikoje nje sasi kaq te madhe droge.
Madje ai deklaroi se do te dorezohej vete ne polici, ndersa per te perforcuar idene se nuk ka shume para tha se bileten e avionit per ne Gjermani e kishte prere nga Kosova pasi kushtonte me pak.
Por ne fakt ai rezukton se është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador.
Për këtë rast Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/ 1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës.
Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas u pushuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dosja u arkivua. Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.
Për kokainën e kapur disa ditë më parë janë arrestuar menaxheri i kompanisë dhe shoferi. Vetë pronari i ngarkesës me banane deklaroi disa ditë më parë se do të vinte në Shqipëri që të përballej me drejtësinë, por deri tani ende nuk është kthyer nga Gjermania, ku deklaroi se ndodhej.
KONTROLLET
Kompania “Arbri Garden” kishte porositur në Kolumbi 3 kontejnerë me banane në fillim të muajit janar të këtij viti, ku në njërin prej tyre u gjet edhe sasia rekord e kokainës. Prokuroria tha se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 2 kontejnerëve të tjerë, nuk është zbuluar asgjë e jashtëligjshme.
Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur elementë të tjerë të dyshimtë gjatë kontrollit të ushtruar edhe ndaj dy kontejnerëve të tjerë, që ishin me banane në emër të kompanisë “Arbri Garden”. Ata ishin sekuestruar si prova materiale me urdhër të organit të akuzës, menjëherë pas operacionit të zhvilluar të mërkurën në portin e Durrësit dhe në magazinën që ndodhet në Maminas. Gjithashtu u kontrolluan edhe dokumentet e gjetura në kompaninë “Arbri Garden” dhe pritet që të vendoset masa e sekuestros preventive mbi kompaninë dhe asetet deri në fund të hetimeve.
Edhe ndaj administratorit të kompanisë, Arbër Çekajt, i cili ndodhet në arrati, ka filluar hetimi pasuror në bazë të ligjit Antimafia. Burimet thanë se do të verifikohen edhe pasuritë e familjarëve të tij dhe bizneset që mund të jenë ngritur me para të dyshimta. Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka dërguar shkresë të gjitha bankave të nivelit të dytë për të parë referencat financiare lidhur me aktivitetin që ka kryer Arbër Çekaj dhe transaksionet bankare.
Gjithashtu kërkohet informacion edhe nga Hipoteka për të më- suar nëse Çekaj ka pasuri të patundshme të regjistruar në emër të tij apo të afërmve të tij dhe a justifikohen këto me të ardhurat e tij të ligjshme apo janë të dyshimta.
Diskutime rreth kësaj post