Ditë pas dite dalin detaje të reja në lidhje me 613 kilogramët e kokainës që u kapën në Portin e Durrësit.
Nëse qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Rama e shet këtë si një sukses të sajin, nuk jepen të njëjtat informacione nga mediat e huaja.
Së fundi Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Luis Carlos Villegas teksa ka qenë duke folur gjatë vizitës në bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka përmendur mes te tjerash operacionin e madh të finalizuar në Shqipëri, ku u kapën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia, raportojnë mediat vendase.
Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbiane vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.
“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare për kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Gulf klan” të cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, në Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni që e la Kolumbinë në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.
Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”.
Gjatë operacionit u kapën dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë.
Po kështu, policia shqiptare ka lëshuar urdhër për arrestimin e pronarit të kompanisë dhe hapi kërkime me homologët e tyre në Europë për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë që lidhen me këtë konfiskim, e cila do të jetë bllokimi me i madhe i ketij lloji droge.
Kokaina e sekuestruar i përkiste një strukturë të trafikut të drogës te lidhur me e armatosur të organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, e cila ka kontakte në portet e ndryshme në Evropë.
Diskutime rreth kësaj post