Në seancën e sotme që do të mbahet në Kuvend, pritet të ketë diskutime të nxehta në lidhje me çështjen ‘’Tahiri”.
Kjo për shkak se PD prej dy javësh ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e ish-ministrit, pasi opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për shpëtimin e tij nga burgu.
Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.
Duhet thënë që pas nisjes së hetimeve vetë Saimir Tahiri ka preferuar që të mos shkojë në Kuvend, duke u sh,angur totalisht dhe nga prania e tij në media.
Të vetmet herë kur ai shkakton ‘’zhurmë” është kur ka ndonjë indicia nga ana e organeve hetimore, që mesa duket ende nuk kanë sjellë asnjë përfundim.
Diskutime rreth kësaj post