Në kuadër të shtrëngimit të masave për lëvizjen drejt Bashkimit Europian, që prej datës 1 janar dhe deri në 28 shkurt, janë kthyer mbi tre mijë shqiptarë.
Mësohet se mes tyre 246 persona janë minorenë.
“Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e rikthimit të shtetasve shqiptarë, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX”, thuhet në njoftim.
Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar, janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror.
Po gjatë kësaj periudhe janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara.
Në këtë drejtim, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Diskutime rreth kësaj post