Kthjellime e vranësira të shpeshta dominojnë territorin duke rrezikuar nga shira afatshkurtër deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në të gjithë vendin.
Pasditja dominohet nga shira të dobët deri mesatarë në pjesën më të madhe të territorit; kushte që vijojnë ndikimin e tyre deri në orët e natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes e mesditë duke ruajtur ekstremumet në vlerat -1 dhe 16°C.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.
Europa
E gjithë Europa Jugore përfshihet nga vranësira të fuqishme dhe rrebeshe shirash. Po ashtu pjesërisht zonat Qendrore të Europës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Por Europa Lindore dhe pjesërisht rajonet Qendrore dhe Veriore të Europës mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Diskutime rreth kësaj post