Moderatorja e njohur e Top Channel Albana Osmani këtë të shtunë ishte e ftuar në emisionin “Një kat më lart”, me Ermal Peçin.
Ajo njihet si ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Andaj padyshim që ka kuriozitet edhe për jetën personale të saj.
Moderatori nuk nguroi ta pyesë nëse ka një person në krah: “Nuk kam burrë, nuk kam.Nuk e kam gjetur, s’ma ka bërë zemra bam”- tha Albana teksa Ermali e ripyet duke i thënë se duket e pamundur që të mos ketë një partner. Mbase, duke e ngacmuar, moderatori i i thotë se kjo vjen për shkak të kërkesave të saj.
Kurse në raport me lidhjet e mëparshme, Osmani shton se siç duket deri më tani nuk ka qenë më fat edhe pse ka jetuar histori shumë të bukura.
Diskutime rreth kësaj post