Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Lezhë u grabit kasaforta e një supermarketi. Të paktën 5 perosna morën pejsë në grabitje, 4 prej tyre futen brenda supermarketit dhe njëri ishte shoferi që i largoi nga vendngjarja.
Report Tv ka publikuar videon e grabitjes.
Gjithçka ndodh në pesë minuta. Në pamje duken grabitësit të maskuar, ndërsa njëri prej tyre mban armë zjarri kallashnikov në dorë. Autorët hapin dyert e futen brenda.
Ata marrin në market kasafortën të cilën e ngarkojnë në një automjet dhe largohen me shpejtësi. Grabitësit mbeten të paidentifikuar.
Diskutime rreth kësaj post