Filozofi dhe akademiku Artan Fuga i ka kushtuar ditën e sotme disa rreshta një fenomeni me të cilin hasemi të gjithë, por jo shumëkujt i bën përshtypje dhe reagon ndaj tij.
Ai e ka fjalën për kamerat e sigurisë, të cilat i kemi të vendosura në çdo cep pallatit dhe jo vetëm. Këto probleme, si dhe shumë të tjera, akademiku i cilëson si shqetësime urbane që has në Tiranë.
Profesor Fuga shkruan:
Ikën dallandyshet erdhën çimkat
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona.
Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.
Kam shqetësime urbane në Tiranë:
parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej,
rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap,
ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë,
rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,
shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën,
të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,
duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pijshëm në krahë,
Hajde merru me filozofi të kam rixha!
Dhe tani Big Brother-i.
Si një penis i varur në tavan.
Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.
Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.
Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.
Do të mas numrin e like-ve ?
Diskutime rreth kësaj post