Vërtet e trishtë dhe e frikshme se për çfarë motivi nisi zënka mes dy te rinjve ne Durres, ku nje 16 vjecar perfundoi i vdekur pasi thika me te cilen e qelloi bashkemoshatari i preku zemren, qe rezultoi fatale per jeten e djaloshit qe i mbylli deren familjes.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Devi L, 17- vjeç. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së autorit, ai kishte dalë nga mësimi dhe u grind me viktimën.
”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova. Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëritjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje.
Diskutime rreth kësaj post