GlobalFirepower ka bërë renditjen e 133 vendeve të botës sa i takon fuqisë së tyre ushtarake.
Renditja bazohet në aftësitë potenciale (konvencionale) të çdo vendi për luftë duke ndërthurur fuqinë në ajër, tokë dhe det.
Rezultatet përfshijnë vlerat që lidhen me burimet, financat dhe gjeografinë me më shumë se 50 faktorë të ndryshëm, që përfundimisht përbëjnë renditjen përfundimtare vjetore.
Rezultatet japin një vështrim interesant në një peizazh gjithnjë e më të paqëndrueshëm global ku lufta duket një e pashmangshme.
Sipas GlobalFirepower, Shqipëria renditet në vendin e 90-të nga 133 në total, teksa në krye të tabelës qëndron SHBA dhe në vend të dytë Rusia.
Që nga viti 2006, GlobalFirepower ka ofruar shfaqjen e saj unike analitike të të dhënave në lidhje me mbi 130 fuqitë moderne ushtarake.
10 vendet me fuqinë ushtarake më të madhe sipas GlobalFirepower:
1 – SHBA
2 – Rusia
3 – Kina
4 – India
5 – Franca
6 – Britania e Madhe
7 – Japonia
8 – Turqia
9 – Gjermania
10 – Egjipti
Diskutime rreth kësaj post