Mediat kolumbiane i kanë bërë jehonë aksionit për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit në Shqipëri.
Gazeta Extra shkruan se janë kapur 613 kilogramë kokainë hidroklorid, e fshehur në dyshemenë e një kontejneri që u largua nga Kolumbia në mes të janarit.
Gazeta thekson se anija ku ishte kontejneri udhëtoi në disa porte të Europës, përpara se të mbërrinte në Shqipëri.
“Droga u kap falë informacionit në kohën e duhur nga agjencitë pjesëmarrëse, që lejuan policinë shqiptare të planifikonte një operacion”, thuhet në shkrim.
“Kokaina i përket një strukture të lidhur me grupin e armatosur të njohur si “Clan de Golfo”, që ka kontakte në disa porte të Europës, ku dërgojnë drogën”.
“Me kapjen e kësaj sasie droge, me vlerë më shumë se 37 milionë dollarë, kjo sasi parash nuk ka hyrë në arkat e grupit kriminal”.
Gazeta thekson se Flota Kombëtare Kolumbiane do vazhdojë aksionet ndërkombëtare me vendet e tjera kundër organizatave kriminale si “Clan de Golfo”, me qëllim që të sigurohet qetësia dhe siguria e kolumbianëve.
Diskutime rreth kësaj post