Një lajm jo i mirë këtë mbrëmje për Kryeministrin Edi Rama dhe televizionin e tij në rrjetet sociale “ERTV”.
Ndryshe nga sa jemi mësuar, ku Rama transmeton në të të gjitha aktivitetet dhe emisionet ku merr pjesë, kjo gjë nuk ka ndodhur këtë të enjte ku shefi i qeverisë ishte i ftuar në emisionin “Debat në Channel One”.
“Gazeta Shqiptare” ka mësuar se shkak është bërë prishja e antenës së ERTV-së, duke bërë që të mos transmetojë dot intervistën e shefit të qeverisë.
Madje vetë Rama ka pyetur stafin e tij se përse diçka e tillë ka ndodhur.
Megjithatë, mësohet se stafi është vënë në lëvizje, për të rikthyer në transmetim televizionin e vetëm të cilit Rama i beson.
Diskutime rreth kësaj post