Zamir Mane, njeriu më i pasur në vend në disa renditje në vite radhazi ka qenë përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në TCH. Ai mohoi të ketë influencë në vendimet e politikës.
I pyetur për lidhje të tij me qeveritarët pavarësisht partisë që ndodhet në pushtet, Mane tha se ka pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të biznesit, por nuk është mik me ta.
“Mik me Berishën dhe Ramën? Nuk është e vërtetë. Unë kam pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të mia në biznes, por nuk mund ta them që jam mik me ta” – tha Mane.
Ai pranoi se është mik me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, por mohoi që me të të ketë biznese të përbashkëta.
“Jam mik me të. Njihem me të që përpara 20 vitesh, por nuk besoj se i intereson publikut se si jam njohur me të. Me Frangajn nuk kam asnjë biznes të përbashkët” – tha Mane.
Diskutime rreth kësaj post