Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së bërë pak ditë më parë në Tiranë nga Kryeprokurori i Antimafias Italiane Federico De Raho, se mafia shqiptare është e lidhur me Ndraghetën.
I ftuar në emisionin “Debati”, të gazetarit Roland Qafoku, kreu i qeverisë nuk e mohoi këtë fakt.
Por tha se përkundër kësaj, është rritur ndjeshëm puna e policisë së shtetit, sa i përket zbulueshmërisë së krimit.
“Qe ka shqiptarë mafiozë të lidhur me mafien në Itali unë as nuk e mohova as nuk përbën kjo një arsye për të thënë që në Shqipëri na paskan ndodhur 12 vrasje mafioze.
Ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë. Jemi nga një vend që mbanim vendin e parë për numrin e vrasjeve, në një vend që jemi nën mestaren e vendeve europiane.
Kemi një rritje të pamendueshme të zbulueshmërisë.” theksoi shefi i qeverisë
Diskutime rreth kësaj post