Dashi
Po vjen pranvera, stina më e mirë për shenjën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që disa projekte të marrin udhë pikërisht këto ditë. Nëse bëhet fjalë për ndonjë vend të ri pune, mund të mos jetë afatgjatë. Mund t’u besohet ndonjë program apo projekt tre apo katër mujor. Ndiheni mjaft në ankth sa i përket aspektit profesional, nuk jeni të kënaqur me kushtet e punës apo me pagesën. Nëse keni sfida profesionale apo provime përpara, duhet të jeni gati për çdo rrethanë.
Kini durim! Pas datës 17 pritet një ndryshim i situatës, por duhet të jeni të sigurt në hapat që hidhni. Në të kundërt, mos u ngutni! Sa i përket aspektit të ndjenjave, nëse jeni pjesë e ndonjë raporti të vështirë, bëni kujdes me personat e tretë apo me tundimin për të krijuar lidhje paralele.
Datat 8 dhe 9 mars janë ditët kur do të mund të qartësoni mendimet. Nëse jeni ndarë rishtas nga partneri, kujdes me marrëdhëniet që lindin tani,
se mund të jenë të bazuara te tërheqja fizike. Nëse keni në plan të martoheni apo të bashkëjetoni në këtë periudhë, duhet të jeni plotësisht të bindur. Fundjava mes datave 17 dhe 18 mars paraqitet mjaft e tensionuar për raportet në çift. Ndërsa për sa i përket shëndetit dhe aspektit fizik është një muaj mjaft pozitiv, plot energji. Megjithatë, nuk mungon edhe stresi dhe momentet e nervozizmit. Kujdes me dhimbjet e kokës që janë të shpeshta për të lindurit në shenjën tuaj.
Demi
Duhet të rakordoni mirë bilancet. Të ardhurat janë më të pakta që prej vjeshtës së kaluar dhe gjendeni shpesh në vështirësi, por muaji mars sjell risi pozitive, falë pozicionimit mjaft të favorshëm të planetit Mars që prej datës 17. Do t’ju paraqitet ndonjë rast që mund të japë fryte brenda majit. Nëse jeni në pritje të ndonjë përgjigjeje apo konfirmimi, data 29 mars mund të jetë vendimtare.
Nuk zgjidhen të gjitha problemet ekonomike si me magji, por mund t’ju paraqiten mundësi të mira që duhen shfrytëzuar, apo mund t’ju lindin ide të volitshme. Nëse keni mosmarrëveshje ligjore, zgjidhja do të vijë në fund të vitit, por mund të provoni ndonjë ndërmjetësim me ortakë a partnerë.
Në aspektin sentimental, të lindurit në shenjën tuaj nuk po përjetojnë një periudhë të zjarrtë këtë fillim viti. Mund të shihni me mëdyshje raportin tuaj dashuror, sidomos kur jeni në fillesa, pasi nuk gjeni dot ekuilibrin në çift. Megjithatë, marsi sjell një kthesë disi pozitive. Si çiftet e reja dhe ato të konsoliduara mund të konkretizojnë ndonjë mundësi shpërnguljeje apo ndërrimi shtëpie. Nëse jeni beqarë, hidhini sytë rreth e qark që të shtroni terrenin për muajin prill se ju presin surpriza.
Zymtësia e janarit dhe shkurtit ia lë vendin energjisë dhe frymës pozitive të marsit dhe kjo pasqyrohet më së miri në mirëqenien tuaj fizike. Ardhja e pranverës i gjallëron të lindurit në shenjën tuaj. Megjithatë, nuk sugjerohet që ta mundoni veten së tepërmi. Ndonjë udhëtim në fund të marsit mund t’ju sjellë kënaqësi shpirtërore dhe mendore.
Binjaket
Është normale që ardhja e pranverës sjell entuziazëm në jetën tuaj. Marsi sjell kënaqësi profesionale, por edhe mundësi
për të shqyrtuar kontrata apo projekte që do të konkretizohen brenda verës. Shpesh të lindurit në shenjën e Binjakëve nuk gjejnë stabilitet në këtë fushë dhe është e mundimshme kjo situatë. Nëse keni një aktivitet afatgjatë, do të keni një fazë qetësie aq shumë të dëshiruar pas vështirësive. Afërdita dhe Mërkuri do të pozicionohen në mënyrë tejet të favorshme pas datës 20 mars dhe do të hapin perspektiva të reja, shpërngulje të volitshme për arsye pune ose zgjerim të aktivitetit në sektorë të tjerë. Këshillohet të veproni me maturi dhe të mos nguteni.
Sa i përket fushës së ndjenjave, Saturni në kundërshti me shenjën tuaj ka përbërë kërcënim për marrëdhënien në çift dhe është normale që tashmë synoni të rikuperoni raportin.
Marsi është muaj shumë i volitshëm për njohje të reja. Nëse keni pasur probleme ligjore me partnerët, duhet të tregoheni tolerantë dhe t’i hidhni pas shpine. Pas një periudhe vështirësish dhe mosmarrëveshjesh, ky muaj sjell përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve dashurore. Tek e fundit, dashuria e mat forcën e saj në periudha me pengesa. Një nga ditët më të zjarrta mund të jetë dita e diel, më 18 mars. Sharmi në rritje çon drejt joshjeve të reja. Sa i përket mirëqenies fizike, po vjen një valë e madhe energjie. Ditët më të mundimshme do t’i kaloni që në fillim të muajit, më datë 2 dhe 3 mars. Kujdes me ushqimin! Ripërtëritja e mirëfilltë fizike vihet re ndjeshëm pas datës 20 mars.
Gaforrja
Marsi është një nga muajt më aktivë të vitit. Nëse keni hasur probleme pune dhe keni duruar gjatë situata të sikletshme, do të vendosni pikat mbi “i”. Të hënat e muajit janë ditë me ngarkesë të lartë nervore, me tensione dhe pakënaqësi
të shpeshta. Nëse keni pasur probleme të mëparshme pune, mundohuni të mos përsërisni më të njëjtat situata, sepse pasojat mund të jenë edhe më negative. Këtë muaj ndieni një hov të brendshëm për t’i vënë shkelmin gjithçkaje dhe për t’ia nisur nga e para, por nevojat financiare apo ndonjë kontratë në fuqi ju mbajnë ende me këmbë në tonë. Është për të mirën tuaj, në këtë rast.
Marsi është një muaj sprove për marrëdhëniet në çift. Nisja e një lidhjeje të re në këtë periudhë nuk është aspak e favorshme. Gjatë fundjavave mund të ndieni shpesh dëshirën për të biseduar me partnerin. Nëse gjendeni në situata të sikletshme të mbartura nga e shkuara, mundohuni t’i zgjidhni sa më parë. Kujdes me goditjet e pabesa apo me tradhtitë, qoftë edhe mendore. Konfliktet më të mëdha do t’i keni me të lindurit në shenjën e Dashit dhe Peshores dhe mund t’ju çojnë drejt ndarjes ose shkëputjes së përkohshme. Gjendja fizike pritet të jetë në formë të shkëlqyer, pasi Marsi sjell me vete favorizimin e Jupiterit. Megjithatë, vihen re edhe disa tensione dhe shqetësime nervore kryesisht gjatë fillimit të javëve. Konfliktet personale apo personale janë të shumta dhe do të kërkoni një ndryshim për mirë.
Bricjapi
Marsi sjell një stepje të përkohshme të progresit që të lindurit në shenjën e Bricjapit po përjetojnë prej disa kohësh.
Vonesa potenciale mund të paraqiten në sektorin e të ardhurave. Firmosja e marrëveshjeve apo kontratave nuk është e mundur deri në maj, më pas punët do të ecin fjollë. Nëse do t’ju duket sikur nuk ia dilni dot mbanë, mos u demoralizoni! Nuk janë të lehta as raportet me ortakët në biznes. Mos rrezikoni me shpenzime të tepruara! Mbase periudha s’është e favorshme, por disa rezultate pozitive do t’i merrni, mbase edhe ndonjë ngritje në detyrë. Marsi në shenjë më 17 mars sjell më tepër energji dhe stimulon dëshirën për të prerë degët e thara.
Edhe situata në sferën sentimentale paraqitet me mëdyshje. Nëse mendoni se duhet t’i jepni fund një raporti që nuk po ecën mirë prej kohësh apo të largoni nga jeta juaj dikë që ju streson, ka ardhur koha të merrni frerët në dorë. Edhe nëse keni një marrëdhënie të lumtur në çift, gjatë marsit mund të largoheni disi nga njëri-tjetri për arsye rrethanore.
Në familje komunikimi është i vështirë qoftë edhe për çështje të parëndësishme, si edhe mund t’ju lindin shpenzime të paparashikuara rreth datave 18 dhe 25 mars. Mos u jepni rëndësi fjalëve lart e poshtë, kjo gjendje është kalimtare. Gjatë këtij muaji nuk duhet t’i shtrini këmbët më tepër nga sa keni jorganin, pasi në aspekti fizik, mund të hasni probleme muskulore për shkak të ndonjë lëvizjeje të gabuar. Mundohuni të ruani qetësinë në çdo rrethanë, sidomos gjatë fundjavave kur takoni njerëz “të padurueshëm”. Mos ua vini shumë re!
Luani
Më në fund, do të gjeni pak qetësi dhe do t’ju hapen horizonte të reja. Nëse gjatë muajve të kaluar keni pasur vështirësi në marrëdhënie pune për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e kolegëve, situata po ndryshon për mirë.
Padurimi dhe pamaturia do t’ia lënë vendin zërit të arsyes. Mos ua vini veshin fjalëve të të tjerëve, por ndiqini vetë nga afër çështjet ligjore apo administrative, pasi në mars mund të merrni përgjigje të shumëpritura në këtë aspekt. Nëse do të ndryshoni vendin e punës, kjo lëvizje do të rezultojë e frytshme. Nëse kontrata ju skadon brenda verës, disa mundësi të reja paraqiten që tani.
Sa i përket fushës së ndjenjave, disa prej jush do të gjejnë dashurinë krejt papritur, kurse disa të tjerë do të heqin një barrë të madhe nga supet. Periudha e favorizon mjaft lindjen e dashurive të reja për shenjën tuaj, sidomos në harkun kohor nga data 5 deri më 11 mars. Emocione të forta dhe shumë të bukura i presin çiftet që kanë kaluar vështirësi të shumta, por kanë vendosur ta ruajnë raportin e tyre. Nuk përjashtohen sprovat për shkak të rrethanave të ndryshme, por edhe vendimet afatgjata si martesat apo bashkëjetesat, edhe për ata persona që kanë dalë rishtas nga një marrëdhënie pararendëse.
Yjet favorizojnë ndjeshëm edhe rikuperimin fizik e mendor këtë muaj, duke ju ndihmuar të largoni stresin që ju ka shkaktuar probleme nervore të mëdha. Mbahuni të fortë dhe mos u demoralizoni, edhe pse fizikisht ndiheni të lidhur nga ritmet e mundimshme të deritanishme. Gjendja do të përmirësohet mjaft.
Peshqit
Arritjet e muajve të parë të vitit do të konfirmohen përfundimisht në mars. Mos harroni që viti 2018 është tejet i rëndësishëm për përcaktimin e imazhit tuaj profesional. Nëse keni bërë progres deri tani dhe i keni rënë në sy shefit apo dikujt që mund t’ju ndihmojë të ngjisni shkallët e karrierës, vazhdoni në këtë rrugë. Përpiquni të ripërtërini kontrata apo marrëveshje brenda verës, sepse periudha e tanishme është mjaft e favorshme për negociata. Edhe pse në familje keni përjetuar ndryshime drastike, tashmë i keni hedhur pas krahëve, ju duket sikur keni rilindur.
Megjithatë, fillimi i muajit mund të sjellë një ngadalësim provizor që përfundon më datë 17 mars. Ndaj, nëse keni për të konkretizuar ndonjë nismë të rëndësishme, mos u dorëzoni! Lajme të mira rreth datës 26 mars.
Marsi në dashuri nuk është aq i zjarrtë sa shkurti, megjithatë, raportet në çift nuk tuten. Keni dëshirë të sqaroni gjithçka. Çiftet jetëgjata do të gjenden përpara një rrugëtimi të ri, pasi takimet në fshehtësi dhe shtyrja e vendimeve të rëndësishme nuk shihen më si zgjidhje. Letrat do të hapen. Beqarët do ta ndiejnë veten më tërheqës dhe joshës. Fundjava që spikat më tepër është ajo mes datave 16 dhe 18 mars, sepse Hëna do të ndikojë në shenjën tuaj. Ka ardhur koha e planeve konkrete për raportet në çift. Nëse jeni të martuar, mund të shpërnguleni gjetiu, të ndërroni shtëpi. Është muaj që nxit ndodhitë fatlume.
Sa i përket aspektit fizik, sugjerohet që të mos e mundoni veten së tepërmi dhe të mos e rëndoni mëlçinë. Marsi dhe Hëna kërkojnë prej jush që të shmangni pakujdesitë deri në mes të muajit. Në pjesën e dytë situata përmirësohet. Dietat mund t’i ndiqni, por nën vëzhgimin e mjekut. Nismat pas datës 18 mars priren të kenë më tepër sukses.
Virgjeresha
Të lindurit në shenjën tuaj duhet të bëjnë pak durim gjatë muajit mars sa i përket aspektit financiar. Shpenzimet janë të shumta dhe të ardhurat të pakta. Një ditë sprove të mirëfilltë mund ta kaloni më datë 18, të dielën, kur do të uleni të parashtroni masat për javët në vijim. Mund të viheni në pozitë gjatë një mbledhjeje pune. Nëse merreni me shumë gjëra njëherësh, mund të ndiheni të lodhur. Gjithsesi, priten edhe disa rezultate pozitive.
Mos ua delegoni të tjerëve nismat tuaja, pasi Saturni dhe Jupiteri ju ndihmojnë të tregoheni mjaft bindës. Të rinjtë apo personat që sapo kanë filluar punë ndihen mjaft të motivuar. Rreth datës 29 mund të keni ndonjë surprizë të bukur ose ndonjë kërkesë të volitshme.
Dashuria dhe joshja në mars shndritin me gjithë fuqinë e vet. Nëse jeni në kërkim të emocioneve më të forta, do t’i gjeni tani. Marrëdhëniet sentimentale paraqiten mjaft interesante. Nëse keni mbyllur rishtas një raport me partnerin/en që nuk ju ka kushtuar vëmendjen e duhur në të shkuarën, do të njihni një person tjetër dhe do të besoni sërish te dashuria. Kini kujdes me tendencën tuaj për të vënë rend mes arsyes dhe ndjenjave, sepse nuk i lini vetes mundësi t’i shijoni rrethanat siç vijnë.
Fizikisht përmirësimi i ndjeshëm do të nisë pas datës 17 mars. Para kësaj datë, bëni shumë kujdes me stresin e fortë dhe tensionin e shtuar sidomos në datat 8, 9, 15 dhe 16 mars. Gjysma e dytë e muajit sjell një ndryshim pozitiv. Do të ndiheni më energjikë dhe do të mendoni më me kthjelltësi. Nisni ndonjë terapi apo aktivitet fizik që do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë.
Ujori
Marsi është një muaj rikuperimi për të lindurit në shenjën tuaj, sidomos pas datë 6 mars, kur veprimet tuaja marrin hov nga ndikimi i Mërkurit dhe Afërditës. Edhe pse Jupiteri bëhet pengesë në sferën ekonomike, mund të merrni lajme të mira, sidomos rreth datës 13 mars, kur Hëna hyn në shenjën tuaj. Pas situatës së tensionuar gjatë janarit dhe shkurtit, vihen re përmirësime të ndjeshme. Do t’i mendoni me qetësi zgjedhjet që do t’ju paraqiten.
Nëse jeni në një vend punë që ju duket i mërzitshëm, por që ju siguron të ardhura të mira dhe tundoheni të shkoni drejt një projekti më emocionues, por me rezultate të pasigurta, mund të jetë me rrezik.Procesi i ndryshimit është i gjatë dhe duhet të respektoni kontratat apo marrëveshjet e firmosura deri në fund të majit. Bëni ende pak kujdes me paratë.
Dashuria fillon të ripërtërihet. Janë të shumtë planetët që dhurojnë emocione të bukura. Si pikë referimi do të shërbejë data 18 e muajit. Nëse gjatë dy muajve të parë keni pasur stres e ankth në raportin tuaj, apo nëse keni arritur deri në ndarje, tashmë mund të gjeni sërish ekuilibrin. Kujdes me marrëdhëniet ku dominon njëri nga partnerët. Të lindurit në shenjën e Ujorit nuk janë persona që lejojnë të dominohen nga të tjerët. Tregohuni të matur me marrëdhëniet që lindin paralel me një raport jetëgjatë, se mund t’ju vënë në pozitë.
Ju nuk mbani dot gjatë dy kunguj në një sqetull, se nuk dini të gënjeni dhe nuk mbani mend se ç’keni thënë më herët. Muaji mars sjell përmirësim psikofizik. Të gjitha problemet që keni pasur gjatë muajve të fundit do të zhduken ose do të reduktohen. Pozicionimit të favorshëm të planetëve i shtohet edhe ndikimi i Diellit prej datës 20. Mbajeni mendjen në vend kur ecni rrugëve, sidomos në datat 27 dhe 28 mars.
Peshorja
Ka shumë të ngjarë që muaji mars të nxjerrë në pah mëdyshjet tuaja profesionale. Disa prej jush janë ende në rrethanat
e mbetura nga viti i kaluar dhe nuk kanë gjetur një pikë referimi. Disa të tjerë ndodhen në një situatë të vështirë, pasi duan të shkëputen, por nuk mund ta bëjnë. Disa të tjerë synojnë të kërkojnë grupe pune, por ngurrojnë të zgjedhin persona të besuar. Edhe pse në fundjavë nuk punoni, ditët mund të jenë aq të lodhshme, sa edhe gjatë pushimit do të mendoni për problemet dhe zgjidhjet e mundshme.
Nuk është periudhë fort shpërblyese. Përkushtimi juaj i madh, nuk vlerësohet aq sa duhet. Ruani qetësinë që të mos hidhni hapa të gabuar! Kini kujdes që të mos i përcillni edhe te marrëdhënia në çift vështirësitë në sferën profesionale. Mund të hasni vështirësi ekonomike edhe në familje, apo nëse jeni ndarë rishtas nga partneri dhe s’keni zgjidhur çështjet ligjore dhe pagesat.
Nuk është ende koha e duhur për të shndërruar një lidhje rastësore në një histori të mirëfilltë dashurie. Pakënaqësitë e jetës në çift, mund t’ju shtyjnë drejt tradhtisë. Nëse keni dy raporte paralele, mbylleni njërin prej tyre para se situata të bëhet e nderë. Merreni jetën si të vijë, shmangni keqkuptimet dhe mundohuni të ruani diplomacinë që ju karakterizon.
Marsi paraqitet i lodhshëm edhe në aspektin fizik e mendor. Duhet të bëni kujdes me dhimbjet e kokës, inflamacionet, apo krizat e nervozizmit, sidomos gjatë fundjavave. Megjithatë, e keni ju në dorë të shkëputeni nga gjithçka që nuk ju kënaq dhe ju shkakton probleme psikosomatike.
Shigjetari
Pranvera çelet me një pozicionim tejet të favorshëm të planetëve në shenjën tuaj. Vetëm ditët e para të marsit janë disi të mundimshme dhe të tensionuara, sidomos data 2 mars. Më pas, situata do të marrë një kthesë pozitive. Që prej datës 6 mars priten zgjidhje dhe konfirmime për personat që kanë pasur dyshime të shumta së fundmi. Spikasin disa data të veçanta, përkatësisht 8, 9, 13 dhe 14 mars. Nëse keni një aktivitet privat, nuk përjashtohet zgjerimi i mëtejshëm. Kini kujdes
me padurimin apo ndjeshmërinë e tepërt që ju karakterizon.
Të rinjve mund t’u paraqiten disa raste të mira që duhen shfrytëzuar brenda fundit të muajit. Që prej datës 20 mars Dielli do të ndikojë në shenjë dhe do të stimulojë projektet krijuese që mund të sjellin rezultate të suksesshme. Marrëveshjet e biznesit apo kontratat do të zhbllokohen. Në fushën e ndjenjave, nëse keni mbyllur një marrëdhënie apo keni kaluar probleme gjatë javëve të fundit, do t’ju rikthehet gëzimi. Do të gjeni sërish qetësinë që do t’i hapë udhë emocioneve të reja. Shfrytëzojeni pozicionimin e favorshëm të yjeve për të konkretizuar dashurinë dhe për të njohur persona të rinj, duke u treguar sadopak bashkëpunues. Nëse punoni nga mëngjesi deri në darkë, të paktën gjatë fundjavave dilni dhe shoqërohuni me njerëz. Raportet në çift që lindin në këtë periudhë janë mjaft premtuese. E diela, datë 18 mars duhet shënuar në kalendar.
Gjatë këtij muaji do të keni energji të shumta fizike dhe mendore, kjo do t’ju lejojë të çoni deri në fund projektet e paracaktuara. Planeti Mars në shenjë ju bën të ndiheni të aftë për të kryer disa aktivitete njëherësh, por kujdes me akumulimin e stresit dhe problemet e aparatit tretës. Këmbët dhe kyçet janë pika juaj e dobët, ndaj nuk duhet të lodheni së tepërmi. Edhe pse ju e keni në tip, nuk ju zë vendi vend!
Akrepi
Edhe pse ka ende disa re në horizont, marsi sjell progres në të gjitha fushat e jetës për të lindurit e shenjës suaj.
Nuk thonë më kot se fillimi i mirë është gjysma e punës. Nëse jeni të rinj në moshë, do t’ju paraqiten mundësi të volitshme që mund t’i shfrytëzoni për karrierën në të ardhmen. Nëse jeni profesionistë të arrirë prej vitesh, mund të ndodhë diçka që do t’ju ndryshojë jetën, do të bëheni ju protagonistët kryesorë të një shfaqjeje me shumë spektatorë. Planetët favorizojnë nismat e reja. Nëse keni hapur ndonjë aktivitet së fundmi, do të filloni të vilni fryte. Një shtysë e madhe vjen pas datës 17 mars me ndikimin e planetit Mars, po ashtu edhe një rast për të mos u humbur javën e fundit të muajit.
Aspekti sentimental gjatë muajit mars vijon ende të lundrojë në ujërat e së shkuarës. Nëse jeni ende vetëm, do të thotë se keni frikë nga gabimet ose se nuk keni harruar ende dikë. Ndodh shpesh te të lindurit në shenjën e Akrepit që pendohen nëse mbyllin raporte jetëgjata. Mos i hyni këtyre mëdyshjeve! Jetoni jetën dhe gjeni qetësinë shpirtërore, pavarësisht personave që keni pranë. Jupiteri mund t’ju sjellë një dashuri të së shkuarës, por është mirë që ju të shihni drejt së ardhmes.
Ditët rreth datës 24 mars do të shërbejnë si pikë referimi për ata që janë beqarë dhe duan të krijojnë njohje të reja. Planetët gjatë muajit mars janë në pozicion të favorshëm, sidomos pas datë 17 mars. Jupiteri do t’ju ndihmojë të gjeni terapinë e duhur për disa probleme fizike apo mendore, po ashtu edhe qetësinë e humbur. Lodhjen e akumuluar mposhteni me ndonjë udhëtim apo aktivitet argëtues. Në mes të muajit bëni ndonjë ditë pushim për të marrë veten.
Diskutime rreth kësaj post