Një ditë pas kapjes së kamionit me 613 kg kokainë në portin e Durrësit, detaje të reja zbulohen për porositësin kryesor të bananeve Arbër Çekaj.
Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, rezulton se ky i fundit ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.
Konkretisht, Arbër Çekaj rezulton se është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë, vend të cilin ai e vizitonte shpesh.
Kjo ka ngritur dyshimet e para të policisë, se pronari i kompanisë “Arbri Garden” kishte dijeni se policia po e mbante nën vëzhgim.
Ndërkohë që të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilët do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Dhe në një kohë që Arbër Çekaj ndodhet në arrati, nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.
Megjithatë, mbetet ende për t’u provuar nëse është apo jo Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë, duke theksuar se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm.
Diskutime rreth kësaj post