Hysnie Hoxhallarit, nusja 32-vjeçare nga Vlora, e cila në janar të këtij viti në bashkëpunim me të dashurin e saj 26 vjeç vrau burrin dhe vjehrrën në lagjen “24 maji”, ka dëshmuar në polici se nuk është ajo autorja e krimit.
32-vjeçarja, nënë e një fëmije, nga ana tjetër pranon se është pjesë e vrasjes, por aktin e ka kryer i dashuri i saj me të cilin kishte patur një lidhje intime , Kasëm Pirjasi.
“Vrasjen me sëpatë e kreu Kasëmi, unë vetëm i vura flakën shtëpisë”, mësohet të ketë deklaruar Hoxhallari.
Pas vrasjes, ata i vunë flakën shtëpisë me qëllim fshehjen e provave dhe që ngjarja të duket si aksidentale.
Sipas policisë, për këtë ngjarje po hetohen edhe persona të tjerë si bashkëpunues. Kjo pasi, menjëherë pas vrasjes i riu është larguar gjatë natës me një makinë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi që e ndihmoi Kasëm Pirjasin të largohet.
Ndërkohë, të rinjtë u zbuluan nga policia si autorë të krimit pas përgjigmeve pas ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post