Në lidhje me 613 kg kokainë të sekuestruar dje në Portin e Durrësit, po merren në pyetje shtetasit Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku mohojnë lidhjen me trafikun e drogës.
Gjatë marrjes në pyetje Donaldo Lushaj u shpreh se ishte i punësuar nga kompania prej disa kohësh
Lënda narkotike është pikasur në skanerin e portit.
Hetimi doganor ka shpuar me trapan dyshemene e kontenierit dhe është faktuar prania e drogës.
Kamioni eshtë lënë në heshtje deri në pritjen e personave që do kryenin zhdoganimin.
Në kërkim është shpallur edhe pronari i Kompanisë “Arbi Garden”./abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post