Prokurori italian i antimafies Federico Cafiero De Raho ka reaguar lidhur me sasinë rekord të kokainë së kapur në Shqipëri ku në Durrës u sekuestruan 613 kg kokainë.
De Raho ka uruar policinë shqiptare për operacionin dhe thotë se u arrit një sukse si madh në luftën kundër narkotikëve.
Ai thotë se operacioni është realizuar pa ndihmë nga Italia dhe se këto janë rezultatet e parë të strategjisë kundër krimit.
REAGIMI:
Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike. Ky operacion merr edhe më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga Policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve gjyqësore italiane.
Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm.
Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm – dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare.
Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional.
Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit
Federico Cafiero De Raho
Diskutime rreth kësaj post