Agjencia amerikane e Antidrogës, DEA, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzuan Policinë shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramëve kokainë.
Duke e cilësuar si sasinë më të madhe të kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh, ambasadori Lu shkruan se ky është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.
Deklaratë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.
Ndërsa Bashkimi Europian, duke përgëzuar policinë u shpreh në reagimin e saj se, kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit.
“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit.
Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës”, thuhet në reagimin e BE.
Diskutime rreth kësaj post