Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap sot në Portin e Durrësit. Ai ironizon kryeministrin dhe ministrin e brendshëm, të cilët kanë thënë gjëra të ndryshme për operacionin. Rama është shprehur se droga ishte kapur vetëm nga bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare, ndërsa Xhafaj është shprehur se është bërë në bashkëpunim me informacionet e agjensive të huaja. Më poshtë reagimi i plotë i Bashës.
Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.
Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.
Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij. Siç demonstron dokumenti më poshtë: https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645
Diskutime rreth kësaj post