Një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “8 Shkurti” të Fierit.
Sipas policisë lokale kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete 33-vjeçarin Romeo Beqiri.
Policia thotë se nga hetimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post