Sipas parashikimit të metereologëve deri në mbrëmje reshjet shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që në orët e natës dhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare, sipas Meteoalb.
Kurse paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa graduarisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.
Sakaq temperaturat e ajrit ulen sonte në mbrëmje dhe gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta ku maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C.
“Meteoalb” ka publikuar edhe hartën e reshjeve të dëborës që pritet të bien orët në vijim. Referuar hartës, në kryeqytet priten reshje dëbore dhe llohë sot dhe orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Lartësia mbi nivel deti ku pritet të ketë dëborë dhe lloji i reshjeve sipas zonave (e gjelbër – shi; blu-llohë; e bardhe – borë).
Diskutime rreth kësaj post