Prokuroria zbuloi se në 3 janar te vitit 2017 Namik Velaj e mbyti gruan me litar. Pasi nderroi jetë e shoqja, ai thirri mjekun e Urgjencës. Mjeku tha se Vreke Velaj vdiq nga hipertensioni.
Velaj ia mbuloi fytin gruas me një shall dhe u kërkoi të afërmëve të saj të mos ia preknin shallin, pasi sipas tij, e kishte amanet nga e bija, raporton “News24”.
Por kunatat e 74 vjecares panë poshtë shallit hematoma të zeza. Të afërmit e saj bënë denoncim në polici.
Për mjekun Ilir Tanku ka nisur procedim për shpërdorim detyre.
NJOFTIMI I POLICISE:
Fier
Zbardhet vrasja e një shtetaseje nga bashkëshorti i saj në Janar të vitit 2017.
Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.
Procedohet penalisht edhe mjeku i Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë rifilluar hetimet për një ngjarje të ndodhur në Janar të 2017 ku ka humbur jetën shtetasja V.V, vdekja e së cilës është trajtuar si vdekje natyrale.
Pas një pune hetimore disa mujore nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është arritur të sigurohen prova dhe të meret masa e ndalimit ndaj autorit të dyshuar të vdekjes së shtetases V.V, bashkëshortit të saj, shtetasit:
-Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.
Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, shtetasin I.T si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post