Ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri nuk ka folur gjatë për mediat, duke thënë thjesht se s’kishte asgjë më shumë për të shtuar veç atyre që kishte thënë përmes raportit të auditit.
I pyetur “a ka zyrtarë të tjerë nën hetim për akuzën e abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan”, ai zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete: “Unë nuk jam për të bërë hetime”.
Kallëzimi në Prokurori për këtë dosje është bërë pikërisht nga ministri Gjiknuri, ndërsa janë arrestuar ish-drejtorët e ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhiku.
Në pyetje janë marrë gjithashtu ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Organi i akuzës dyshon se zyrtarë dhe ish zyrtarë të ARRSH-së, kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.
Diskutime rreth kësaj post