Nje grua ka kapur te shoqin mat gjate nates teksa fliste ne telefon me nje femer tjeter me te cilen e tradhetonte.
Ajo ka telefonuar në emisionin “Aldo Morning Show”.
Ela nga Tirana tha se vetëm dy ditë më parë kishte kapur bashkëshortin duke folur me një tjetër dhe se veprimi i tij e kishte fyer.
“Jam Ela nga Tirana. Kisha një problem që doja ta tregoja, është hera e parë që flas dhe kam emocione.
Unë jam 50 vjeç dhe burri 60-të. Ai ka qenë burrë ideal për mua dhe më vjen keq që ai ma punoi kështu. Kam vjehrrën sëmurë dhe po flinim te shtëpia e saj, nga ora 01:00 e mëngjesit ngrihem për në banjo dhe dëgjoj burrin që po fliste në telefon me një tjetër.
E pranoi që po fliste me një tjetër. Nuk i thash asgjë, ai mi ka plotësuar të gjitha dhe tani ndihem shumë e fyer.
“Është e momentit më tha”. Unë nuk u acarova dhe nuk bërtita, vetëm u ndjeva shumë keq. Unë s’ia kam thënë asnjeriu këtë, ka vetëm dy ditë që ka ndodhur”, tha Ela.
Diskutime rreth kësaj post