E ka shkaterruar lajmi i tmerrshem nënën e tre fëmijëve e cila tani po përballet me një situatë që i ka copëtuar zemrën. Ajo ka mesuar se fundmi se dy djemtë e saj jane te prekur ngai.
Keri Redfearn, 32 vjeç, nga Wakefield, u be helm kur i thane se se djali i saj 10-vjeçar Leo u diagnostikua me neuroblastomë në tetor të vitit të kaluar.
Vetëm katër muaj më vonë, ajo pësoi një goditje edhe më të rëndë, ndërsa vëllai i vogël i Leos, Oliver, filloi të përjetonte dhimbje pikërisht në festën e Krishtlindjeve dhe që më vonë u diagnostikua me limfomën jo-Hodgkin.
Redfearn mes lotësh shprehet: “Nëse mund të imagjinosh makthin më të keq dhe ta shumëzosh me 100, kjo është ajo që ndjehet. Të kesh dy fëmijë të diagnostikuar me kancer është pothuajse e pa dëgjuar më parë”.
Dhimbja e saj shtohet edhe më tepër kur shikon dy djemtë që marrin trajtimet e rënda, teksa shtrihen krah për krah njëri-tjetrit në shtretërit e spitalit.
Ajo përpiqet të ndalojë lotët e të mbledhë forcën që të përballojë këtë situatë, duke iu dhënë mbështetje e shpresë vogëlushëve të saj.
Redfearn ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të bërë më shumë studime dhe për tu ardhur në ndihmë familjeve që përjetojnë raste të tilla.
E teksa po jeton me dhimbjen dhe lutjet për shërim, si nënë ajo u ka bërë thirrje dhe ka kërkuar të ndërgjegjësojë prindërit për kancerin tek fëmijët.
Diskutime rreth kësaj post