Pikelluese sa nuk ka me, deshmia e një vajze 30 vjeçare e cila vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor.
E reja nga Kuçova ka rrënqethur me dëshminë e saj për emisionin “BOOM”në Ora News.
Nder te tjera, ajo tregon se është abuzuar disa herë seksualisht.
Dëshmia: “Për të më ndihmuar, më japin njerëzit më japin.Më jep njëri byrekë, një tjetër më jep sufllaqe.Më kanë dhënë. Kam qenë më përpara në Shkodër në institucion. Kam qëndruar 2 javë.Ika, nuk doja të rrija. Nuk ishin njerëz kështu, nuk jetoja dot tek ata njerëz. Shokë nuk kam, as të dashur. Kam pasur kështu, njëfarë përdhunimi, si të them. Një i moshuar dhe dy të rinj.Vjet në behar kanë ndodhur këto gjëra, isha jashtë, andej nga amaretat, janë ca pemë të mëdha. Më detyruan, unë nuk kam dashur.Më ka ndodhur disa herë kjo gjë. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Personin nuk e njoh, ka ndodhur natën. Është vështirë të jetosh vetëm, i bëj të gjitha vetë.Nuk doja, luftova të mos bëja gjë.Unë dua një dhomë të vogël dhe një banjo, të tjerat i blej vetë me KEMP. Vetëm shtëpi kërkoj”.
I pyetur në lidhje me vërtetësinë e informacioneve të dhëna nga ana e saj në bisedë me gazetaren, mjeku psikiatër i saj thotë se ka momente kur ajo nuk është psikotike dhe këto informacione duhen vlerësuar dhe ndjekur në dinamikë nga një psikolog, por edhe Komisariati i Policisë Kuçovë.
Mjeku psikiatër: E njoh rastin, hajde na ndihmo çfarë do të bëjmë për atë se…Diagnoza është e rëndë, kushtet në cilat ndodhet janë të tejskajshme. Do të thoja në një qendër rezidenciale do të ishte ideale për të por nuk kemi.Një shtëpi e mbështetur që është në Vlorë, atyre nuk u del për nevojat e tyre.10 meshkuj dhe 10 femra kanë ata.Ka momente që ajo nuk është psikotike, këtë moment që ma përshkruan ti nuk është psikotike, është e qetë. Ajo duhet të jetë në prani të një psikologeje, do bëj kjo pastaj denoncimet e saj.
Kodi penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 103 e cilëson abuzimin seksual me persona të pazotë për t’u mbrojtur si vepër penale, duke e dënuar atë me burgim nga 5 deri në 10 vjet.
Drejtori i Shërbimit Social Kuçovë, Kelment Llangozi, ka rrëfyer për “BOOM” vështirësitë që ka menaxhimi i këtyre rasteve në mungesë të institucioneve sociale për këtë kategori. Pas përpjekjeve më shumë personale sesa institucionale, edhe ai duket i dorëzuar.
Kelment Llangozi: “Nuk kemi qendra të përkujdesit social për tu ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Unë e konsideroj person me aftësi të kufizuar endacak. Thjesht jam përpjekur ta menaxhoj si rast që të mos ndodhë si rasti i Palasës”.
E reja aktualisht është një person me aftësi të kufizuara endacak, për të cilën banorët e lagjes ‘1 maji’ në Kuçovë kujdesen çdo ditë.
Njëri prej tyre e ka sistemuar atë në një banesë private të braktisur, ndërsa të tjerët e ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje.
“E gjeta në një ditë shiu në rrugë dhe e strehova për momentin tek një shtëpi e dikujt tjetër që është banesë private, i çuam dhe një divan, rroba, batanije se na erdhi shumë keq.Për atë duhet të vërë dorë shteti se nuk bën”.
Disa prej tyre shprehen se ajo ka momente në të cilat bëhet e dhunshme, duke u bërë edhe e rrezikshme për komunitetin.
I pyetur nga “BOOM”, mjeku i familjes dëshmon se dy herë në muaj ajo bën nga një injeksion që quhet mjekim i detyruar, ku herët që nuk e gjejnë, janë të detyruar të kërkojnë dhe bashkëpunimin e policisë.
Mjeku: Nga ana jonë ka marrë mjekimin në mënyrë të rregullt. Mjekohet me ineksione, aloperidol dy herë në muaj. Në rastet që nuk ka ardhur në bashkëpunim me policinë dhe pushtetin vendor kemi bërë të mundur që të mjekohet rregullisht. Nga konsultat me mjekët psikiatër, diagnoza e saj është mjaft e rëndë.
Trajtimi i këtij rasti në “BOOM” është një apel për institucionin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila duhet të marrë tani në dorë rastin./Oranews
Diskutime rreth kësaj post