Vijon përplasja mes dy gazetarëve Alfred Lela dhe Eni Vasili.
Pasi modereatorja Eni Vasili i kujtonte Lelës zyrat që i kishte në një nga Kullat e shtrenjta të kryeqytetit ky i fundit nuk ka mbetur duarkryq.
Ai ka publikuar një shkrim ku flet për vilën 168-mijë euro që moderatorja Vasili ka blerë në Gjirin e Lalëzit.
Në sqarimin e tij portali që Lela drejton shprehet se pamjet që ata kanë siguruar rrëzojnë pretendimet e Eni Vasilit që thoshte se shlyente ende kredinë e banesës së saj.
“A është Vasili e ndryshme nga ata që quan ‘gazetarë gjobvënës’? Të paktën në raportin mes atyre që thotë dhe atyre që jeton, jo.
Në intervistën për Panoramën, ajo thotë se ‘paguan kredinë e shtëpisë’ dhe ky është pretendimi i saj, por Politiko.al ka mësuar se moderatorja sapo ka blerë një vilë në Gjirin e Lalit në kompleksin Vala Mar e cila kushton 168 mijë euro.
Vila është e llojit Ultramarine (pasi ka disa lloje objektesh në këtë kompkes) dhe përbëhet nga 133 m2 banim dhe rreth 400 m2 sipërfaqe toke përreth. Dy pyetjet lindin në këtë rast: A e blen një vilë të tillë dikush që është duke paguar ende kredinë e shtëpisë dhe, a e blen dot një vilë të tillë një gazetar jo ‘gjobvënës’?”, shkruan politiko.al.
Më herët Eni Vasili shprehej: Sa për mua, nëse më gjen një kapital të marrë nga pushteti i sotëm apo i çdo pushteti në 20 vitet e fundit, jam gati t’ja dhuroj portalit tënd opozitar i cili ka zënë vend në një nga kullat më të shtrenjta të biznesit në zemër të kryeqytetit. Portali im, bashkë me anti opozitarizmin tim, mezi arrijnë t’i lejojnë vetes ca zyra në periferi Tiranës. Kurioze jam, si e paguan qiranë në një kullë ku kane zyrat njerezit me te pasur, një portal i pajoshur.
Diskutime rreth kësaj post