Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është kritikuar pasi i ka thënë një vajzë të vogël, veshur me uniformë ushtarake, se ajo do të nderohet nëse vritet gjatë luftës.
Gjatë një kongresi të partisë së tij në një provincë jugore, Erdogan bëri thirrje që i gjithë kombi të jetë gati për mobilizim.
Teksa po fliste, ai pikasi në sallë një vajzë të vogël, të veshur me uniformën e forcave speciale të ushtrisë.
Ai e ftoi në skenën vajzën e vogël, e cila nisi të qante pa pushim.
Teksa i kërkoj të mos pushonte së qari, Erdogan i tha: “Nëse ajo martirizohet, ne do e mbulojmë me flamur”.
“Ajo është gati për gjithçka, apo jo?” iu drejtua presidenti.
“Po”, tha vajza e vogël.
Mbështetësit e tij përshëndetën “Shefi, Na dërgoni në Afrin”, në lidhje me operacionet e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në rajonin Afrin verior të Sirisë.
Por, komenti i tij është përshkruar si “abuzimi me fëmijët” dhe një lavdërim i vdekjes.
Diskutime rreth kësaj post