Dy moderatorët, Luana Vjollca dhe Bora Zemani, janë shoqe të ngushta prej vitesh.
Mos u çudisni. Në fakt miqësia e tyre ka nisur kur Bora zëvendësoi Luanën si velinë në emisionin Fiks Fare.
E ftuar në emisionin Pop Culture, Bora ka treguar se në dallim nga vitet e para ajo nuk është më aq e afërt me Luanën.
Madje Bora ka treguar edhe se çfarë nuk i pëlqen tek shoqja e saj:
“Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur”, shpreh ajo.
Teksa si tipar pozitiv të Luanës, ka cilësuar sinqeritetin, duke u shprehur se “Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë”, përfundoi Bora.
Diskutime rreth kësaj post