Një grua dyshon se bashkëshorti e tradhëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi.
“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vjeçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj.
Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam.
Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë.
Burrin e dua dhe e respektoj shumë. Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton.
Burri punon me turne, sepse bën dy punë. Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë.
Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.
Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.
Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.
Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.
E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.
E imagjinoni tani si u ndjeva unë?
I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë. Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi.
Çfarë duhet të bëj? Të kthehem tek prindërit në Shqipëri?
Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post