Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e zezë, nata më traumatizuese, nata tragjike për Evisa Prekën. 37-vjeçarja e cila ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më pasi humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.
Sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm, Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë. Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për qetësim në mënyrë që të mos kalonte në gjendje shoku, shkruajnë mediat lokale në Shkodër.
Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë. Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.
Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.
Nga ana tjetër në familjen Preka vazhdon që dhimbja të jetë e madhe ndërsa dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese.
Diskutime rreth kësaj post