Një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë intensive.
Ndërkohë në lartësinë mbi 300 metër mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare, duke mos përjashtuar edhe Tiranën. Por, mundësi më e lartë është për qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.
Diskutime rreth kësaj post