Anxhela është një nga këngëtaret më të preferuara shqiptare.
Ajo njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe është përfolur shumë pak për jetën e saj personale, pasi Anxhela është munduar ta ruajë shumë privatësinë e saj.
Mirëpo e ftuar në “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e kaluar këngëtarja e sukusesshme shqiptare deklaroi përpara gjithë publikut që është e dashuruar.
“Jam e dashururar. Po e bëj për herë të parë publike,”- u shpreh Anxhela.
Më tej ajo vazhdoi: Po prisni, prisni. Ai është George Clooney. George, të dua zemër!
Këngëtarja më pas u drejtua nga kamera dhe dërgoi një puthje për aktorin e njohur amerikan.
George është i martuar me aktoren Amal në vitin 2014, dhe është baba i dy fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post