Këto që po shihni në foto janë dy pjesëtarët e familjes Fisku në Golem të Kavajës, të cilët humbën jetën ditën e djeshme në aksident, pasi u përplasën nga një automjet tip “Toyota” me targë AA686OL.
Aksidenti tragjik në Malin e Robit i mori jetën 34-vjeçares Edlira Fisku dhe 69-vjeçarit Xhemil Fisku, nuse dhe vjehërr, ndërsa la të plagosur djalin 8-vjeçar të Edlirës, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti
Mbrëmjen e së premtes, Edlira Fisku është telefonuar nga nëna e saj, e cila e ka lajmëruar se gjyshja e kësaj të fundit ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia. Pas marrjes së lajmit, 34-vjeçarja ka vendosur të nisej për në Berat së bashku me vjehrrin dhe djalin 8 vjeç, pasi bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi.
Mëngjesin e djeshëm, teksa ata po prisnin në anë të rrugës të merrnin autobusin, u përplasën nga një automjet tip “Toyota” që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Fillimisht mjeti është përplasur me barrierën anë-sore të rrugës dhe më pas goditi tre këmbësorët e u përmbys në rrugë. Për pasojë, Xhemal Fisku dhe nusja e djalit të tij humbën jetën në vend, ndërsa djali 8 vjeç u plagos rëndë dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas aksidentit, policia shoqëroi Ilda Parrojin, e cila ka deklaruar se ajo po ngiste makinën, por nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se autor i aksidentit ishte 40-vjeçari Halil Koka.
Diskutime rreth kësaj post